Gjithqka ktu
 
ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Koha e Kometës", premierë në Prishtinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 58
Join date : 13/01/2009
Age : 27

MesazhTitulli: "Koha e Kometës", premierë në Prishtinë   Fri Jan 16, 2009 12:20 pm

Pas vlerësimit si filmi më i mirë shqiptar në Festivalin Veror Ndërkombëtar të Filmit, që u mbajt në Durrës, filmi i regjisorit Fatmir Koçi, "Koha e Kometës", është shfaqur dje premierë në Prishtinë. Ndryshe nga spektatori i Durrësit, në Prishtinë ka pasur një numër të madh shikuesish, që kanë ndjekur një nga prodhimet më të përfolura kinematografike të viteve të fundit. Pas Prishtinës, filmi do të udhëtojë drejt Tetovës.

Ky film është një ndër projektet më të shtrenjta kinematografike të bëra ndonjëherë në Shqipëri. Në këtë projekt llogaritet që janë investuar rreth dy milionë euro. Edhe pse filmi mori një çmim të rëndësishëm në Festivalin e parë Veror Ndërkombëtar që u mbaj në Durrës, ka pasur kritika ndaj tij. Por pavarësisht kritikave, aktori kryesor dhe producenti i këtij filmi, Blerim Destani, ka paralajmëruar se filmi do të konkurrojë në disa festivale ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe festivalet që kanë emër të madh. "Synojmë që të konkurrojmë së paku në katër festivale të mëdha", ka thënë Destani për një të përditshme kosovare.

Filmi "Koha e kometës" është prodhim shqiptaro-gjerman. Regjisor i filmi është Fatmir Koçi, ndërsa drejtori fotografie Donal

Gilligan, kameraman në filmin "Saving Privat Ryan". Në rolet

kryesore të filmit luajnë: Blerim Destani, Luan Jaha, Blerim

Gjoci, Çun Lajçi, si dhe aktori i famshëm nga filmi "Gladiatori",

Ralph Muller. Filmi është bazuar në romanin "Viti i mbrapsht", të

Ismail Kadaresë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://shko-lexo.forume.biz
 
"Koha e Kometës", premierë në Prishtinë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Neword :: Kultura Kombetare :: Kultura Shqiptare-
Kërce tek: