Gjithqka ktu
 
ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dicka mbi Psikologjine

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 58
Join date : 13/01/2009
Age : 27

MesazhTitulli: Dicka mbi Psikologjine   Sun Jan 25, 2009 12:09 am

1.Psikologjia e këshillimit. Psikologët e këshillimit ndihmojnë njerëzit që të përshtaten me probleme emocionale dhe personale,të cilat më pak serioze se ato që trajtojnë psikologët klinicistë.Ata mund të ndihmojnë studentëve të zgjedhin profesionin apo një burrë dhe një grua,të diskutojnë për martesën e tyre.Ashtu si psikologët klinikë,psikologët e këshillimit vlerësojnë dhe trajtojnë njerëzit me probleme në sjellje....

2.Psikologjia shkollore. Disa psikologë ndihmojnë nxënësit.Këta psikologë shkollorë përgjigjen për përshtatjen dhe interpretimin e testeve të intelegjencëss ose të shprehive mësimore.Ata konsultohen me mësuesit dhe nxënësit për problemet mësimore dhe emocionale.

3.Psikologjia e edukimit.Disa psikologë edukimi,krahas mësimdhënies në kolegje apo universitete,drejtojnë studime për të mësuarit dhe metodat e edukimit....

4.Psikologjia sociale. A keni vënë re se mund t'i realizoni më mirë disa detyra përpara një grupi njerëzish që ju ndëgjojnë se sa kur jeni vetëm apo me shokë të ngushtë?Ky fenomen i quajtur lehtësim social është një nga çështjet që psikologët socialë janë duke studiuar....

5.Psikologjia industriale. Përmirësimi i kushteve të punës është një shqetësim i madh i psikologëve industrialë/organizativë.Ata përfshihen në një larmi detyrash si p.sh.,përimirësimi i komunikimit mbrenda një organizate,konsultimi me drejtuesit për të kënaqur nevojat e të punësuarve.....

6.Psikologjia e zhvillimit. Objekti i studimit të psikologëve të zhvillimit janë ndryshimet e sjelljes që ndodhin te individi me kalimin e gjatë të kohës.Përderisa ndryshimet më të mësha në qëniet njerezore ndodhin më shpejt në fëmijëri,shumë psikologë të zhvillimit janë specializuar në zhvillimin fëminorë....

7.Psikologjia eksperimentale. Psikologët eksperimental studiojnë shkaqet thelbësore të sjelljes.Ata merren me probleme të tilla si:Përse shohin ëndërra njerëzit?Cili është efekti i alkoolit mbi agresivitetin e qenve?Përse njerëzit kanë iluzione pamore?etj...

8.Psikologet kognitivë interesohen për çështje të tilla si perceptimi,kujtesa,të menduarit,zgjidhja e problemeve,gjuha dhe intelegjenca.

9.Psikofiziologët studiojnë proceset fiziologjike që përfshihen në sjelljen e kafshëve.Ata mund të studiojnë cili është sistemi nervor dhe trurit në procesin e motivacionit,të të mësuarit,perceptimit ose në sjelljen sociale te kafshët.

10.Psikologët krahasues janë psikobiologë që studoijnë sjelljen e kafshëve në një larmi situatash.Ata mund të jenë të interesuar të dinë se si ndikon trashëgimia në sjelljen sociale apo si funksionon sjellja e llojeve të ndryshme të kafshëve me qëllim që t'i ndihmojë të mbijetojnë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://shko-lexo.forume.biz
 
Dicka mbi Psikologjine
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Neword :: Shkenca dhe Teknologjia :: Filozofia dhe Psikologjia-
Kërce tek: